Loading…

Gjenden katër granata dore në Matiqan të Prishtinës

  • 09/12/2016 | 10:18

Gjenden katër granata dore në Matiqan të Prishtinës

Katër mjete shpërthyese (granata dore) janë gjetur në lagjen Matiqan të Prishtinës dje rreth orës 12:00. Ky është njoftimi që ka dhënë Policia e Kosovës, e cila thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit.

Policia e cila ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut njofton se në të njëjtën kohë, në vendngjarje është ftuar edhe njësiti i specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese, njësiti për dënimin i FSK’së si dhe KFOR’i.

Të gjitha njësitet sipas një komunikate për media të Policisë së Kosovës, kanë arritur që  rreth orës 16:00 të tërheqin në mënyrë të kontrolluar nga vendi i ngjarjes katër mjetet e dyshimta shpërthyese (4 granata dore).

Policia njofton se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë