Loading…

Gjeloshaj e Nimanbegu kundër rrëzimit të Abazovic, përkundër ujdisë së tij me Kishën Ortodokse Serbe

  • 19/08/2022 | 17:00

Gjeloshaj e Nimanbegu kundër rrëzimit të Abazovic, përkundër ujdisë së tij me Kishën Ortodokse Serbe

Derisa në Kuvendin e Malit të Zi po mbahet seanca e mosbesimit ndaj qeverisë minoritare të Dritan Abazovic sot dy deputetë shqiptarë kanë dalë publikisht kundër rrëzimit të kabinetit të tij, transmeton Gazeta Metro.


Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, njëkohësisht kryetar i partisë Alternativa Shqiptare, ka shkruar një prononcim publik në konton e tij në Facebook se kundërshton rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazovic. Nuk e sheh të arsyeshme, madje e vlerësoi të dëmshme këtë sipas tij.

Ai ka shkruar se megjithëse e kundërshton nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, e sheh të palogjikshme ta rrëzojnë qeverinë për këtë.

Deputeti i FORCA, Genc Nimanbegu, ka thënë në Kuvend sot se deputetët do të duhej të përmbaheshin e të përpiqeshin të gjenin zgjidhje. Sa i përket votimit ai deklaroi se do të abstenojë.

Votebesimin e qeverisë së Abazovic e kërkuan 36 deputetë nga partia e presidentit malazias Djukanovic DPS, partisë liberale, socialdemokratët dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore nga Abazovic dhe Patriarku Porfirije, kreu i Kishës Ortodokse Serb me 3 gusht në mënyrë të shpejtë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë