Loading…

Gjatë vitit 2018 u hetuan 149 zyrtarë policorë

  • 20/02/2019 | 13:20

Gjatë vitit 2018 u hetuan 149 zyrtarë policorë

149 zyrtarë policorë janë hetuar gjatë vitit 2018 nga gjithësej 648 ankesa të drejtuara ne Drejotorinë e Hetimeve në Inspektoriatin Policor në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Këtë njoftim e ka bërë të ditur kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi. Kelmendi tha se inspektimet po vazhdojnë ende

‘Në departamentin e hetimeve janë raportuar 648 ankesa. Nga departamenti i hetimeve gjatë vitit 2018 janë hetuar 149 zyrtarë policor. Inspektimet e zakonshme janë menaxhimi i armëve të zjarrit dhe municionit. IP ka zhvilluat një sërë aktivitetesh në fushën e aktivitetit. Gjatë vitit 2018 është rikthyer bashkëpunimi me OSBE qe po e përkrahin IP në trajnime’, tha Kelmendi.

Ajo tha se tri zyrtarë policorë janë suspenduar dhe dy janë me aktakuzë të ngritur, ndërsa theksoi se nuk ka të larguar.

‘Tre zyrtarë i suspenduar dhe dy me aktakuzë të ngritur. Nuk ka të larguar’, shtoi Kelmendi.

Këto të dhëna Kelmendi i dha gjatë raportimi për raportin vjetor të vitit 2018 në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i komisionit nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, pyeti Kelmendin se sa zyrtarë policor janë arrestuar për veprën marrje ryshfeti. Kryeshefja e IP-së tha se është arrestuar një person me akuzë të tillë.

‘Kemi pasur rritje të stafit dhe rënie të numrit të rasteve, si justifikohet kjo’, pyeti Selimi.

Selimi kërkoi edhe për informacione në qendrën e thirjes, ndërsa deputetja Aida Dërguti pyeti se sa janë të sigurta linjat telefonike kur nuk përgjohen prej policisë?.

Nga Inspektorati Policor thanë se të gjitha thirrjet pranohen në numrin e tyre të qendrës dhe reagohet menjëherë pas rasteve.

‘Në numrin tonë pranohen të gjitha thirrjet. Në përgjithësi kemi reaguar shpejtë sipas mundësisë që kemi pas. Shumica e ankesave mund të jenë të aksidentev’, u tha në komision.

Kelmendi siguroi se të gjitha thirrjet janë të sigurta dhe nuk ka përgjime të paligjshme.

Ismet Beqiri nga LDK-ja, pyeti sa është i pavarur institucioni i tyre dhe a ka interferime brenda saj.

Ndërsa Kelmendi, tha se me këtë punë nuk i takon asaj të merret si një titullare e institucionit, por ajo njoftoi se me këto të dhëna i ka kryer Këshilli i Evropës.

‘Vitin e kaluar kam qenë në praktikë të komisioneve dhe i kam premtua që kemi me bë një vlerësim të institucioneve. Këshilli i Evropës e ka bërë një vlerësim dhe është i publikuar, ai raport i ka nxjerrë disa rekomandime që të fuqizohet inspektorati dhe mënyra e menaxhimit të këtij institucioni’, tha Kelmendi.

Sipas Kelmendit, ndër sfidat me të cilat është përballur Inspektorati Policor i Kosovës gjatë vitit 2018, kanë qenë problemet lidhur me pozicionin e IP-së si dhe me mungesa e burimeve njerëzore, për shkak të mungesave të rekrutimit.

Komisioni për punë të Brendshme , pikë të parë të rendit të ditës e kishte raportimin e zyrtarëve të Inspektoratit Policor të Kosovës, në lidhje me rastin e dyshuar si dhunim ndaj të miturës në Drenas./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë