Loading…

Gjashtë zyrtarë të lartë të dyshuar për faljen e hidrocentraleve

  • 03/05/2018 | 16:32

Gjashtë zyrtarë të lartë të dyshuar për faljen e hidrocentraleve

Prokuroria Speciale ka nxjerrë sot aktvendim për fillimin e hetimeve rreth faljes së hidrocentraleve, për të cilin rast “Koha Ditore” ka raportuar vazhdimisht. Vendimi është nxjerrë pak ditë para se të kalojë afati ligjor.


Fillimin e hetimeve e ka konfirmuar për gazetë kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku. Ai ka thënë se tash për tash nën hetime janë gjashtë persona. Mirëpo, duke qenë se bëhet fjalë për fazë hetimore, ka thënë se nuk kanë të drejtë që të japin informacione rreth të dyshuarve.

Pjesë e hetimeve, siç ka raportuar gazeta janë ministra e ish-ministra, si Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Bedri Hamza dhe Nenad Rashiq. Ata dyshohet se kanë nënshkruar dokumentacionin e dosjes së privatizimit, ku ishin falur këto hidrocentrale, shkruan koha

Kontrata ka filluar jetësimin me datën 8 maj të vitit 2013. Vepra e cila dyshohet se është kryer në këtë rast është nga kapitulli i korrupsionit: keqpërdorim i detyrës zyrtare. Kjo vepër është momentalisht e dënueshme deri 5 vjet. Kodi Penal parasheh që për veprat penale që dënohen deri në 5 vjet kanë kohë të hetohen vetëm 5 vjet nga koha kur është kryer për herë të fundit vepra penale. Nënshkrimi i kësaj kontrate është bërë me datën 8 maj të vitit 2013.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë