Loading…

6 shtetas shqiptarë dëbohen nga Maqedonia

  • 16/03/2017 | 15:36

6 shtetas shqiptarë dëbohen nga Maqedonia

Gjashtë shtetas shqiptarë nga Librazhdi dhe Kukësi, të cilët të mërkurën në mëngjes janë zbuluar gjatë bastisjes së një shtëpie në fshatin Çajle të Gostivarit, janë deportuar në vendin amë, informojnë nga SPB Tetovë.


Sipas zëdhënësit të SPB-Tetovë, Marjan Jostifovski, gjatë bastisjes të realizuar me urdhër gjyqësor nga nëpunës policorë të SPB Tetovë-Stacioni policor Gostivar në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të 52-vjeçarit D.J. në fshatin Çajle të Shkupit janë zënë disa persona, të cilët nuk kanë pasur të rregulluar qëndrimin në vend, shkruan Koha.mk

“Pas bisedës së kryer me ta, dje pasdite janë nxjerrë para gjykatësit për kundërvajtje në Gjykatën Themelore Gostivar. Pak më vonë përmes vendkalimit kufitar Bllato, ata janë deportuar në vendin e tyre amë, pasi që paraprakisht u janë shqiptuar ndalesa për hyrje në vendin tonë nga një deri në pesë vjet”, tha Josifovski. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë