Loading…

Gjashtë rekordet që do të mund t’i thyejë Ronaldo në Euro 2020

  • 12/06/2021 | 11:26

Gjashtë rekordet që do të mund t’i thyejë Ronaldo në Euro 2020

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë njëri nga lojtarët më të mirë në botë, pavarësisht moshës që ka.


Ronaldo në 15 vitet e fundit ka arritur të thyejë rekorde të ndryshme duke u futur në historinë e futbollit bashkë me Lionel Messin, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, në nivelin e Kombëtares, ai është larg të tjerëve, as Messi nuk mund të afrohet me statistikat e tij.

Në fakt, portugezi mund t’i thyejë 10 rekorde me Kombëtaren e Portugalisë në “Euro 2020”.

Ronaldo shënoi një gol ndaj Israelit dhe është afet vetëm pesë gola ta thyejë rekordin për top golashënuesin më të mirë në nivel Kombëtaresh, të cilin e mban Ali Daei me 109 gola ndërsa Ronaldo ka 104.

Lista e rekordeve që Ronaldo mund t’i thyejë.

Top golashënuesi në nivel Kombëtaresh në histori të futbollit: Ali Daei (Iran) 109 gola, Cristiano Ronaldo 103 gola (Portugali).

Më së shumti ndeshje të fituara në Euro: Cesc Fabregas dhe Andres Iniesta 11 ndeshje, Cristiano Ronaldo 11 ndeshje.

Gola të shënuar në Euro: Michel Platini 9, Ronaldo 9.

Më së shumti ndeshje me të paktën dy gola: Gerd Muller 2, Michel Platini 2, Rooney 2, Griezmann 2, Cristiano Ronaldo 2.

Të paktën dy gola në çdo Euro: Zlatan Ibrahimovic 3, Ronaldo 3.

Më së shumti paraqitje në finale të Kampionatit Evropian: Valentin Ivanov, Viktor Ponedelnik, Franz Beckenbauer, Uli Hoeness, Xabi Alonso, Iker Casillas, Sergio Ramos, Xavi, Cristiano Ronaldo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë