Loading…

Gjashtë qytetarë nga Suhareka po presin rezultatet për koronavirus: Mes tyre një vajzë 22 vjeçare

  • 03/04/2020 | 17:30

Gjashtë qytetarë nga Suhareka po presin rezultatet për koronavirus: Mes tyre një vajzë 22 vjeçare

Gjashtë qytetarë të Suharekës sot po presin rezultatet për koronavirus. Nga këta gjashtë, tre janë staf i Qendrës Kryesore Mjekësisë Familjare (QKMF), në Suharekë, tre janë familjarë të gruas nga ky qytet që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe së fundi është një vajzë 22 vjeçare, e cila dyshohet se ka koronavirus, shkruan Gazeta Metro.


Deri më tani në Suharekë është paraqitur vetëm një grua me koronavirus, por edhe që është shëruar nga ky virus.

Ndërkaq së fundi gjashtë qytetarëve të kësaj komune, iu janë bërë analizat ku dyshohet se mund të jenë të infektuar me koronavirus.

Rastin për Metron e ka konfirmuar doktori Qëndrim Zenelaj nga QKMF e Suharekës, ku ka bërë të ditur se nga këta gjashtë persona, tre janë personel i QKMF’së, tre janë familjarë të gruas që kishte koronavirus dhe e fundit është një vajzë 22 vjeçare që dyshohet se ka koronavirus, pas një kontakti që ka pasur me një shoqe e cila kishte ardhur nga Italia disa javë më parë.

”Sot janë marrë 6 mostra në Suharekë, ku nga këto mostra, 3 janë të personelit shëndetësorë të cilët kishin kontakt me gruan që kishte koronavirus. Tre mostrat e tjera janë familjarë të të njëtës. Ndërsa mbrëmë është sjell edhe një vajzë ku dyshohet se është prekur nga koronavirus dhe më pas është përcjell për në Klinikën Infektive në Prishtinë. Rezultatet e këtyre 6 personave pritet të dalin sonte në mbrëmje, eventualisht nesër në mëngjes”, ka bërë të ditur Zenelaj.

Tutje Zenelaj ka bërë të ditur se 3 punëtorët e QKMF’së, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore pasi edhe kanë qenë në karantinë 14 ditore, mirëpo këto teste po bëhen për të qenë të sigurt që asnjëri prej tyre nuk është infektuar me COVID-19.

Në fund doktori nga Suhareka ka falënderuar qytetarët që po respektojnë rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë