Loading…

Gjashtë persona nga Fushë Kosova qërojnë hesapet me shufra metali, bëhen për spital

  • 06/06/2021 | 08:57

Gjashtë persona nga Fushë Kosova qërojnë hesapet me shufra metali, bëhen për spital

Të shtunën pasdite në Fushë Kosovë në parkingun e një autolarje, pas një mosmarrëveshje ndërmjet gjashtë personave, ka ndodhur një përleshje fizike ku disa prej tyre kanë përdorur shufra metali.


Si pasojë e rrahjes, tre prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor, ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së.

Lajmi është bërë i ditur përmes raporti 24 orë të policisë së Kosovës.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 05.06.2021-19:17. Në parkingun e një autolarje në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje ndërmjet gjashtë (6) personave,  kishte ndodhur një përleshje fizike ku disa prej te dyshuarve kishin përdorur mjete të forta (shufra metali) dhe si pasojë e rrahjes, tre prej te dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor , ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të  gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhej në raport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë