Një gjarpër i ‘paftuar’ ka tmerruar disa të rinj që po argëtoheshin në një internet cafe.
Video që është bërë virale në YouTube, tregon reagimin e të rinjëve në një internet cafe në Tajlandë, kur përballen me vizitën e një gjarpri brenda lokalit ku ata ndodheshin, përcjellë gazetametro.net.
Situata mund të rezultojë me humor për ata që e shohin nëpërmjet YouTube , por jo edhe për djemt që ishin aty.
Kamerat e sigurisë së lokalit kanë kapur situatën e kaosit. /gazetametro.net