Loading…

Gjakovë: Kërcënohet e sulmohet njëri, policia arreston një person e kërkon tre të tjerë

  • 05/06/2023 | 11:06

Gjakovë: Kërcënohet e sulmohet njëri, policia arreston një person e kërkon tre të tjerë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar pasi që i njëjti se bashku me tre persona të tjerë kanë kërcënuar një person tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Njëri nga të dyshuarit, përveç kërcënimit edhe e ka sulmuar fizikisht viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ky rast, siç raporton Policia e Kosovës,përmes raportit të saj të përditshëm, ka ndodhur në Gjakovë.

“KANOSJE/ LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Rr. Ali Pashë Tepelena, Gjakovë 04.06.2023-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me tre të dyshuar të tjerë pas një mosmarrëveshje verbale kanë kanosur viktimën mashkull kosovar ndërsa njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht viktimën, me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tre të dyshuarit të tjerë gjenden ne arrati”, thuhet në raportin e PK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë