Policia e Kosovës, rajoni Gjakovë, ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka vjedhur 23.000 franga zvicerane në një shtëpi në fshatin Marmull, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se për këtë, është arrestuar B.P, e lindur në vitin 1985.
Siç njofton policia tutje, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme.
“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’ rast ishin vjedhur 23.000 ( njëzet e tre mijë ) franga zvicerane.Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo hetimore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar B . P, e lindur 1985, femër, kosovare/shqiptare”, thuhet në komunikatën për media.
Me urdhër të prorkurorit, e dyshuara mbahet në ndalim ndërsa policia do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj./gazetametro.net