Loading…

Gjakovari vjen nga Zvicra dhe sulmon policët e Kosovës: Arrestohet pas shumë përpjekjeve

  • 25/07/2019 | 17:54

Gjakovari vjen nga Zvicra dhe sulmon policët e Kosovës: Arrestohet pas shumë përpjekjeve

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë për shkak se ka kanosur dhe sulmuar personat zyrtarë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Rreth orës 15:10 në rrugën “Nënë Tereza” na Gjakovë, një patrullë e policisë ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës për shkak të një kundërvajtje. Ngasësi ka sulmuar dhe kanosur personin zyrtar të policisë dhe ai më pas është arrestuar”, ka thënë Podrimaj për Klan Kosova.

I dyshuari kishte ulur fëmijën në ulësen e përparme të veturës dhe pasi policia e kishte ndaluar ai ka dalë nga vetura dhe është konfrontuar me policinë.

Njëri nga policët është lënduar dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar.

Prokurori ende nuk ka marrë një vendim për të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë