Loading…

Gjakova për herë të parë me nën-kod buxhetor për rininë

  • 21/12/2016 | 19:35

Gjakova për herë të parë me nën-kod buxhetor për rininë

Puna dhe iniciativat e organizatave që punojnë me të rinj kanë shtyrë komunën e Gjakovës që të krijojë një nën-kod buxhetor për rini, për vitin 2017, gë që po bëhet për herë të parë në këtë komunë.

Krejt kjo është bërë me iniciativë të GWY në Gjakovë si pjesë e YMCA botës, e cila ka qenë shtytësi kryesorë që ky nënkod buxhetor të krijohet.

Drejtoresha e GWY Dorina Lluka Davies, thotë se kjo iniciativë nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen financare të Projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkpunim në Kosovë SCO-K dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovarë për Shoqëri Civile KCSF të cilët kanë përkrahur projektet e tyre.

“Krijimi i hapësirave të sigurta për të rinjë duke na mundësuar të organizojmë tryeza të rrumbullakta për të diskutuar nevojat e të rinjve së bashku me OJQ – të rinore ku dhe nën kodi buxhetor ka dalë si rekomandim dhe pas shumë takimeve me Drejtorin për  Kulturë Rini dhe Sport zotëri Meriton Ferizi dhe drejtorin për Financa zotëri Teki Shala, duke shtyrë procesin kemi arritë së bashku tek një sukses afatgjatë në të mirë të të rinjve të Komunës së Gjakovës. Kjo arritje na gëzon sepse mundëson fuqizimin e rinisë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe me Komunat tjera për të arritur të njejtin sukses”, tha për gazetametro.net Dorina Lluka – Davies.

Këtë iniciativë, por edhe të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, e përmend edhe vet drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Meriton Ferizi, i cili thotë se e gjitha është rezultat i punës së përbashkët në mes të DKRS-së dhe OJQ-ve Rinore.

“Vlenë të theksohet se është parë si e domosdoshme nga sektori i rinisë në kuadër të DKRS-së dhe OJQ-ve Rinore, por nuk është realizuar më herët, pasiqë nuk ishte e paraparë në strategjitë komunale të mëhershme për dedikim të mjeteve financiare në sektorin e rinisë”, ka thënë Ferizi për gazetametro.net.

Ky kod buxhetor ka një shumë prej 25 mijë eurove dhe do filloj të aplikohet qysh prej fillimit të muajit janar të vitit 2017.

Drejtori Ferizi, bënë të ditur se mjetet do të ndahen përmes subvencionimit e cila do të jetë e hapur për aplikim publik. Përfitues do të jenë të gjithë të rinjët e moshës 15-24, moshë kjo e përcaktuar me ligjin për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjëve.

Komuna e Gjakovës ka krijuar në vitin 2015 edhe planin e Veprimit për Rini 2015 – 2017, e në këtë planë janë paraparë edhe të gjitha nevojat që kanë të rinjtë e komunës së Gjakovës. Konform këtij plani Ferizi thotë se do të ndahen edhe subvencionet për rini./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë