Loading…

Ghetto Geasy nuk është larguar nga skena, ja çfarë po paralajmëron

  • 29/03/2022 | 11:11

Ghetto Geasy nuk është larguar nga skena, ja çfarë po paralajmëron

Ghetto Geasy konsiderohet si njëri nga rep-artistët më të njohur në vendin tonë, ai me një postim në Instagram ka paralajmruar projektin e radhës.


Reperi komentohet mjaft shumë për jetën e tij private, sidomos pas martesës me moderatoren e njohur nga Shqipëria, Marina Vjollca.

Ai së fundmi nuk ka qenë shumë aktiv me publikimin e këngëve të reja, por siç duket pritjes së fansave i ka ardhur fundi, pasi përmes një “InstaStory” Geasy ka paralajmëruar publikimin e një këngë, shkruan Lajmi.

“Gati apo jo, do të vij së shpejti” shkroi ai.

Kujtojmë se reperi është i martuar me moderatoren Marina Vjollca dhe çifti së fundmi janë bërë prindër të një vajze.

Geti ndër vite kishte krijuar këngë të shumta, e të cilat në të shumtën e rasteve u shndërruan në hite.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë