Loading…

Gëzim Kelmendi tall Haradinajn: U zbut para Erdoganit

  • 03/04/2018 | 08:38

Gëzim Kelmendi tall Haradinajn: U zbut para Erdoganit

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e ka komentuar kundërpërgjigjen e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas akuzave që i mori nga udhëheqësi turk, për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.


Kelmendi ka thënë se Haradinaj u tregua i butë me deklaratat e tij për Erdoganin.

Sipas Kelmendit, Haradinaj u zbut me presidentin turk, duke përmirësuar, siç ka thënë ai, gabimin e tij.

Kelmendi i është referuar vendimit të Haradinajt për shkarkimin e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë