Loading…

Gëzim Kelmendi e Dardan Islami përplasen ashpër për deklaratën e kryeministrit

  • 18/04/2018 | 23:41

Gëzim Kelmendi e Dardan Islami përplasen ashpër për deklaratën e kryeministrit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, dhe analisti politik, Dardan Islami, janë përplasur në t7, për disa deklarata të kryeministrit Ramush Haradinaj.


Qëndrime të kundërta kanë shprehur dy mysafirët rreth asaj nëse Haradinaj e tha të vërtetën kur deklaroi për një televizion serb se shqiptarët s’janë myslimanë me identitet.

Kelmendit nuk i ka pëlqyer as një deklaratë e Haradinajt për median serbe se shqiptarët nuk janë myslimanë për nga identiteti.

“Kemi deputetë të Kuvendit që vijnë nga Lista Serbe, janë shtetas të Kosovës, marrin pare nga buxheti i Kosovës, por kurrë nuk prononcohen në gjuhën shqipe”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka shtuar se kryeministri Haradinaj e bëri të kundërtën, duke u prononcuar, pa nevojë, sipas tij, në gjuhën serbe.

“Haradinaj duhej të fliste në gjuhën amtare, dhe të paraqitej krenar, dhe jo servil e në gjuhën serbe”, ka thënë Kelmendi në T7.

Sipas tij, Haradinaj e tregoi inferioritetin e tij karshi mediumit serb.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë