Loading…

Gërxhaliu: Dialogu dhe politika, litar në fyt për Kosovën, lë pak hapësirë për ekonominë

  • 26/11/2022 | 14:39

Gërxhaliu: Dialogu dhe politika, litar në fyt për Kosovën, lë pak hapësirë për ekonominë

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se politika, veçmas dialogu Kosovë-Serbi që po zhvillohet tash e 10 vite në Bruksel, po e frenojnë vendin tonë që të zhvillohet ekonomikisht, shkruan Gazeta Metro.


Ai tha se duke i dhënë prioritet absolut dialogut, po i kushtohet pak vëmendje ekonomisë, dhe se kjo po del të jetë mjaft problematike për vendin, pasi që ekonomia nuk po ecë me ritmin e duhur.

“Kjo agjendë po del të jetë përcaktuese për shumë procese në Kosovë. Dialogu dhe agjenda politike është shndërruar në një litar në fyt për Republikën e Kosovës. Kështu mbetet pak hapësirë për ekonominë, racionalitet dhe veprime të mirëfillta”, është shprehur Gërxhaliu në Klan Kosova.

Ai foli edhe për Ligjin e Pagave si dhe Ligjin për Zyrtarët Publik, dhe tha se me projektligjet aktuale të cilët janë në sirtarët e qeveritarëve, pagat në sektorin publik vetëm sa do të zbriten.

“Nuk besoj që ka të bëjë me rritje të pagave të pagave, por me ulje. Ka sektorë që goditen direkt nga një vendim i tillë. Vendimi për uljen e pagave në gjyqësor është vendim i ngutshëm”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë