Albulena Gërvalla, zuri vendin e pestë në kategorinë -55 kg të karatesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Karateistja pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga italiania, Veronica Brunori.
Vajza nga fshati Lupç i Poshtëm luftoi për vendin e tretë, por fatkeqësisht nuk arriti të kthehet në shtëpi me medalje.
Sot garojnë edhe Elhami Shabani dhe Adelina Rama, të cilëve iu urojmë sukses.