Loading…

‘Germany has a Russia problem’: Scholz në takim me Putin tha se ‘pa Rusinë s’ka siguri në Evropë’

  • 15/02/2022 | 17:32

‘Germany has a Russia problem’: Scholz në takim me Putin tha se ‘pa Rusinë s’ka siguri në Evropë’

Sapo ka përfunduar takimi mes liderëve të Gjermanisë dhe Rusisë në Moskë, ku u diskutua për krizën aktuale në kufijtë e Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.


Kancelari gjerman Olaf Scholz, një ditë pas vizitës në Ukrainë, udhëtoi për në kryeqytetin e Rusisë për të takuar Vladimir Putinin, që nga shumë shihet si përpjekja e fundit për të parandaluar konfliktin e armatosur në Ukrainë.

“Integriteti territorial është një domosdoshmëri e të gjitha shteteve, si dhe e Ukrainës, që është e panegociueshme,” tha kancelari gjerman në një konferencë të përbashkët me Putinin për shtyp.

“Agresioni i mëtejshëm ushtarak ndaj Ukrainës do të çojë në pasoja të rënda politike”, shtoi Scholz.

“Sigurisht që ne nuk e duam atë,” tha Presidenti rus, Vladimir Putin, për perspektivën e luftës në Evropë, raporton BBC.

“Ne parashtruam propozimin për fillimin e procesit të negociatave, ku rezultati duhet të jetë një marrëveshje për siguri të barabartë të të gjithëve”, përfundoi Presidenti i Rusisë.

Takimi vjen në ditën kur shpresat për t’u evituar lufta u rritën dukshëm, pasi Rusia njoftoi që ka tërhequr disa nga trupat e grumbulluara në afërsi të kufijve të Ukrainës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë