Loading…

George Clooney gati sa humbi jetën në aksident: Mbeti i shtrirë në tokë, kalimtarët e xhironin rastin

  • 30/11/2021 | 13:26

George Clooney gati sa humbi jetën në aksident: Mbeti i shtrirë në tokë, kalimtarët e xhironin rastin

Aktori i njohur hollywoodian, George Clooney ka kujtuar së fundmi një nga momentet më të vështira të jetës së tij, transmeton Gazeta Metro.


George Clooney në qershor të vitit 2018 ka përjetuar një aksident automobilistik nga i cili mezi ka shpëtuar jetën. Aktori më pas përfundoi në spital pasi një makinë goditi motoçikletën e tij. Siç tha Clooney për Sunday Times, gjithçka ndodhi në Sardenja, ku ai po xhironte “Catch 22” dhe u godit nga një makinë rrugës për në xhirime. Mendimet më të errëta i kalonin në kokë në ato momente.

“Thjesht prisja të fiken dritat. Tani jam mirë”, tha aktori.

Ajo që e ka shqetësuar ka qenë se në atë moment rreth tij janë mbledhur një numër i madh njerëzish të cilët e kanë filmuar dhe fotografuar teksa ishte shtrirë i plagosur.

“Nëse je personazh publik, ajo që kupton kur shtrihesh në tokë dhe mendon se këto janë minutat e fundit të jetës tënde, është se për disa njerëz do të jesh gjithmonë argëtues për Facebook’un e tyre. Unë jam një personazh pozitiv, por kam arritur në përfundimin se jam thjesht argëtuese për ta”, tha Clooney.

Ndryshe, është komentuar gjatë kohëve të fundit se marrëdhënia mes tij dhe gruas së tij, avokates Amal nuk është në ditët më të mira, por dyshja nuk janë deklaruar më shumë rreth  kësaj kohe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë