Drejtori i Drejtorisë për Sport në Kryeqytet, Granit Geci, ka bërë të ditur se në kopshtin “Fatosat” në Ulpianë kanë bërë përurimin e lodrave të reja për fëmijët.
Geci tha se bashkë me drejtorin e Arsimit, Arianit Elshani, kanë përmbushur premtimin e dhënë për këtë kopsht.
“Ky është angazhimi ynë, të jemi pranë qytetarëve me investime konkrete, kudo që ka nevojë, duke përmirësuar çdo ditë hapësirat publike dhe kushtet për më të vegjlit e Kryeqytetit”, ka shkruar ai.