Loading…

Gecaj zbulon çfarë i ka thënë dikush i PDK’së, pse po e rrëzojnë Qeverinë

  • 10/05/2017 | 14:11

Gecaj zbulon çfarë i ka thënë dikush i PDK’së, pse po e rrëzojnë Qeverinë

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, njëherit edhe zëvendës ministër i Administratës Lokale, Bajram Gecaj, përmes një publikimi në Facebook, është munduar të tregojë shkaqet e prishjes së koaliconit.


Ai thotë se PDK po e bën këtë me frikën se sa më gjatë që LDK e drejton qeverinë aq më shumë rritet si parti, dhe këtë pretendon të ja ketë thënë një përfaqësues i PDK’së.

“Ja çka më kishte thënë një përfaqësues i PDK-së: “Kemi bërë bash gjithçka që nga koha e para-luftës të dobësojmë LDK-në, dhe mua po më duket se nuk ka sens që tani me dorën tonë ta ringrisim prapë LDK-në, duke i japë shansin të mirë-qeverisë. Po te vazhdojmë këtë koalicion do të na shkonte i gjithë ai mund huq”!”.

“Deklarimet e tilla, si dhe pika 14 e marrëveshjes së koalicionit qeverisës (mos-përkrahja e mocioneve të votëbesimit), provojnë se ne paraprakisht kemi qenë të vetëdijshëm se këta mund të na prejnë pas shpine, por se interesi shtetëror dhe partiak e kishte imponuar një koalicionin të tillë”, ka shkruar Gecaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë