Loading…

Gecaj: Thaçi i ka shtyrë deputetët ta votojnë rrëzimin e qeverisë

  • 11/05/2017 | 19:48

Gecaj: Thaçi i ka shtyrë deputetët ta votojnë rrëzimin e qeverisë

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë në emisionin Info Box në Televizionin Dukagjini se ka informata që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shtyrë deputetët për ta votuar mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

“Kam informata nga deputetë minoritarë se Presidenti i ka shtyrë deputetët për ta votuar mocionin”, ka thënë Gecaj.

Gecaj ka qenë në emision bashkë me ish-ministrin nga radhët e PDK-së, Blerand Stavileci.

Ata kanë hedhur akuza në drejtim të njëri tjetrit. Gecaj ka pohuar se PDK prishi marrëveshjen, ndërsa Stavileci shtoi se LDK-ja s’ishte kompakte dhe s’mund të shtynte proceset e rëndësishme për para, ndaj u desh të shkohet në zgjedhje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë