Loading…

Gecaj: Vetëvendosje me deklarata si të Gjuriqit

  • 14/11/2016 | 09:57

Gecaj: Vetëvendosje me deklarata si të Gjuriqit

Këshilltari i Kryeministrit dhe zëvendëskryeministri Bajram Gecaj, përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook ka tërhequr një paralele në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Vetëvendosje madje po i përshtat deklaratat me Gjuriqin, sipas Gecajt, shkruan gazetametro.net

“Është fatkeqësi brengosëse kur doktorantët e aktivistët e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) në analizat e tyre të fundit përfundojnë duke krahasuar, përkthyer dhe përshtatur deklaratat e Marko Gjuriqit.”, ka shkruar Gecaj.

Ai tha se ndryshe nuk mund të shpjegohet nonsensi, siç ka shkruar ai, i ‘’trishtimit’’ të këtyre aktivistëve, si ‘’profesionistë’’ ata do të duhej ta dinin se nuk ka kod ndërkombnëtar për thirrje lokale.

Tutje ai ka thënë “e di se LAV-istave do t’u shtrenjtohen thirrjet për Serbi, por ne tani po mundohemi t’ua lehtësojmë edhe këtë përmes marrëveshjes roming, marrëveshje të cilën e kemi edhe me shumë shtete tjera”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë