Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, është treguar i ashpër me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Djegin veturat e grave politikisht joaktive; Nuk i nderojnë dhe i fyejnë figurat kombëtare si Ibrahim Rugovën; Votojnë kundër shpëtimit të Trepçës dhe kundër MSA-së; Sulmojnë (edhe fizikisht) partnerët strategjik”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Gecaj tha se këta njerëz po e bëjnë Kosovën gaz me sjelljet e tyre.
E bën Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend; E kanë lidh fatin politik me veprimet e Beogradit; Hidhërohen pse s’hyri treni dhe u hoq muri; Fyejnë qytetarët e Kosovës për proamerikanizmin; Shkruajnë letra që Kosova të mos ketë kod SHTETËROR telefonik, por ta përdorë atë të Serbisë…! Kush janë këta “njerëz”?!, ka shkruar Gecaj./Gazetametro.net