Loading…

Gecaj: Për Asociacion, Lista Serbe duhet të bisedojë me Mustafën

  • 04/01/2017 | 15:16

Gecaj: Për Asociacion, Lista Serbe duhet të bisedojë me Mustafën

Lista Serbe, por edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq disa herë kanë hedhur ultimatume në drejtim të Qeverisë së Kosovës që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ose nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri më 15 shkurt, ata njëanshëm do të formojnë AKS-në.


Por, Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të pranojë ultimatume nga askush e hiç më pak nga Lista Serbe.

Kështu tha, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj.

“Qeveria e Kosovës nuk pranon ultimatume për askujt”, tha ai për lajmi.net

Sipas Gecajt, Kosova e ka obligim me ligj dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese të themelojë AKS-në, por kur do të ndodh, ai nuk dha një datë të caktuar.

“Ne e kemi obligim ligjor të themelojmë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, edhe aty do ta themelojmë siç e kemi në bazë të ligjit 2013, po ashtu edhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e kemi obligim të themelojmë AKS-në”, theksoi këshilltari i Isa Mustafës.

Gecaj deklaroi se Asociacioni nuk do të themelohet në vakum politik siç po ndodh tani, por thotë se në kohë të përshtatshme do të formohet.

“Megjithatë, ai nuk themelohet në një vakum politik, por në një atmosferë të përshtatshme politike”, u shpreh Gecaj.

Në fund Gecaj, pati një porosi për Listën Serbe, “në në vend të që lëshojë ultimatume do të ishte mirë që të kthehet në institucionet e Kosovës edhe të bisedojnë me shefin e tyre”.

“Lista Serbe në vend të që lëshojë ultimatume do të ishte mirë që të kthehet në institucionet e Kosovës edhe të bisedojnë me shefin e tyre, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, më pas ne do të merremi vesh si do të shkoj ky proces”, tha Gecaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë