Loading…

Gecaj – Opozitës: Shihemi e matemi në vitin 2018

  • 08/12/2016 | 10:39

Gecaj – Opozitës: Shihemi e matemi në vitin 2018

Reagimet e subjekteve opozitare ndaj kryeministrit të vendit Isa Mustafa, e kanë shtyrë të reagojë zëvendësministrin Bajram Gecaj, i cili shpesh shfaqet si mbrojtës i politikave të Isa Mustafës.

Gecaj thotë se dëshira dëshpëruese e subjekteve opozitare për pushtet u ka mjegulluar këtyre partive të gjitha konceptet dhe parimet e funksionimit normal të sistemet demokratike.

Për Bajram Gecajn, i cili mendimin e tij e ka shprehur përmes një publikimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, partitë opozitare aq janë fascinuar dhe preokupuar me marrjen e pushtetit saqë për çdo komplikim të cilësdo natyre i kërkojnë Kryeministrit të “shkoj në shtëpi”.

Gecaj u thotë partive politike opozitare që askush nuk do shkojë në shtëpi deri më vitin 2018, duke iu lutur partive në fjalë që t’i kthehen realitetit e forcat do t’i masin tek në vitin 2018.

Shkrimi i plotë i Gecajt në Facebook

KOHA E FUNDIT QË OPOZITA TI KTHEHET REALITETIT

Dëshira dëshpëruese e subjekteve opozitare për pushtet u ka mjegulluar këtyre partive të gjitha konceptet dhe parimet e funksionimit normal në sistemet demokratike. Duke shpresuar se do të përmbysin pushtetin me “armën” e pamoralshme të keqpërdorimit (dhe jo vetëm) flagrant të ndjenjave nacionale, këto subjekte, cila më shumë e cila më pak, u futën në baltën konspirative aq thellë saqë tani nuk po munden të dalin nga aty, edhe pse e shohin qartë, ata, por edhe opinionin publik, se po e dëmtojnë qytetarin dhe shtetin e Kosovës në mënyrë gati të pariparueshme. Aq janë fascinuar dhe preokupuar me marrjen e pushtetit saqë për çdo komplikim të cilësdo natyre i kërkojnë Kryeministrit të “shkoj në shtëpi”, duke i sugjeruar gjithashtu se zgjidhja e çështjes së demarkacionit “duket është e pamundur që të bëhet, derisa ju të jeni kryeministër”. Kjo qasje më së miri zbulon qëllimet e vërteta të opozitës, se ata nuk janë fare të interesuar që kjo çështje të zgjidhet, sepse atëherë do të humbnin edhe atë pikë shprese (të pashpresë) të ardhjes së hershme në pushtet. Kështu, skenari opozitar do të ishte: largojeni këtë qeveri; na sjellin neve në pushtet (me hatër apo me zor); dhe pastaj ne e ratifikojmë të njëjtën marrëveshje mbi demarkacionin, por tanimë me një opozitë konstruktive (LDK) e cila interesin nacional e ka vendos gjithherë mbi atë partiak; e që d.m.th. ne asnjëherë nuk do të bëhemi konstruktiv si ata, sepse interesi ynë i vetëm dhe “madhor” është marrja e pushtetit me çdo kusht e me çdo çmim [“për inat të resë, më vdektë djali”]! Viti zgjedhor 2018 do të tregoj se kush do të shkoi në shtëpi, prandaj ju sugjerojmë të punoni shumë në drejtim të ndryshimit të opinionit të gjerë – pra, keni edhe një vit e gjysmë të provoni se madje edhe ju mund të shihni interesin nacional para atij partiak! Shihemi pra e matemi në vitin 2018.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë