Loading…

Gecaj: Nëse demarkacioni s’kalon, diskutojmë për dorëheqje

  • 08/05/2017 | 09:28

Gecaj: Nëse demarkacioni s’kalon, diskutojmë për dorëheqje

Procedimi i Demarkacionit në Kuvend ka gjasa që të bëhet sot, kjo për arsye se nesër është ditë pushimi, ndërsa të mërkurën është seanca e mocionit të mosbesimit e nisur nga opozita.


Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë për gazetën Zëri se tani janë pjekur kushtet politike për ratifikimin e Demarkacionit, duke shpresuar se deputetët do ta votojnë atë.

“Thjesht, janë pjekur kushtet politike për një gjë të tillë. Ne shpresojmë se deputetët do të shohin interesin e qytetarëve dhe do të shohin interesin e qytetarëve dhe do ta kalojnë ligjin e ratifikimit”, është shprehur Gecaj.

Ndërsa, i pyetur nga gazeta lidhur me mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Mustafa në rast të dështimit të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, Gecaj ka thënë se “atë e diskutojmë nëse vijmë në një pozitë të tillë”, përcjell gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë