Loading…

Gazetat evropiane lavdërojnë policinë e Kosovës

  • 17/11/2016 | 16:47

Gazetat evropiane lavdërojnë policinë e Kosovës

Gazetat evropiane i kanë dhënë jehonë të madhe parandalimit të sulmit terrorist në ndeshje mes Shqipërisë dhe Izraelit të shtunën në mbrëmje.

Gazeta Blick e Zvicrës shkruan se ajo qka arritën të bëjnë autoritetet e sigurisë së Kosovës, në parandalimin e një sulmi masiv ishte diqka shumë e madhe.

Ndërkaq gazeta gjermane Bild shkruan se autoritetet e sigurisë së Kosovës, duket se kanë parandaluar një sulm terrorist të përgjakshëm  nga persona të dyshuar të lidhur me Shtetin Islamik të cilët si synim kishin ekipin e kombëtares Izraelite, në ndeshjen e futbollit me kombëtaren shqiptare si vendase në takimin e së shtunës ndërmjet këtyre dy ekipeve, transmeton Indeksonline.

Bild shkruan se autoritet e sigurisë kanë qenë në gjendje ti identifikojnë dhe ti arrestojnë 18 persona të dyshuar për terrorizëm në Kosovë dhe tjerë në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjatë bastisjen policia kishin gjetur armë dhe mjete për bërjen e bombave artizanale.

Bild thekson se ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Izraelit, ishe paraparë që të zhvillohet në Shkodër por për shkaqe sigurie ajo ishe bartur në qytetin e Elbasanit në “Elbasan Arena”.

Sipas kësaj gazete më e madhe me tirazh në Gjermani katër personat e arrestuar dyshohet se kishin planifikuar që të merrnin pjesë personalisht në këtë sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriqi”, në Shkodër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë