Gazetarja raporton për dhunën me armë në rrugët e Chicagos e pikërisht në atë moment shfaqet një burrë me revole dhe nga prapa i kërcënon atë dhe ekipin sa ishin drejtpërdrejtë në transmetim, transmeton Gazeta Metro.
Policia e Chicago në shtetin e Illinois në SHBA ka shpallur në kërkim një të dyshuar për kërcënim me armë të ekipit të gazetarëve të Fox News që po raportonin drejtpërdrejtë nga rrugët e qytetit më të dhunshëm në SHBA.
Gazetarja e Fox 32 Joanie Lum ishte në mes të raportimit për krimet e armatosura në Chicago kur papritur shfaqet burri që nxjerr armën dhe e drejton nga kamera.
Tani ai person është në kërkim nga policia si i dyshuar./gazetametro.net