Loading…

Gazetarja e njohur kujton puthjen me Edi Ramën: Si u ndjeva ato momente

  • 24/01/2022 | 14:15

Gazetarja e njohur kujton puthjen me Edi Ramën: Si u ndjeva ato momente

Gazetarja e njohur Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësi”, dedikuar personazheve që kanë qenë pjesë e televizionit ndër vite, ku kujtoi momentet e saj të para në ekranin shqiptar.


Një nga momentet që iu rikujtua gazetares ishte edhe puthja me Ramën, që u transmetua gjatë intervistës. Meço reagoi duke thënë: “Atë puthje nuk e mbaja mend”.

Ndërsa për sa i përket ngjarjes së 9 janarit, ajo u shpreh se nga ana profesionale ishte një ngjarje e bukur, pavarësisht se ishte momemt i trishtë për disa shqiptarë që humbën jetën në ujërat e detit Jon teksa udhëtonin me gomone.

“Topi në atë kohë ishte institucion i jashtëzakonshëm. Ne ishim njerëzit e Topit. Më kujtohen posterat tanë Alban ishin mbi Akademinë e Arteve. Ne e bënim bashkë ringun elektoral dhe Dritan Hoxha, gjithmonë novator në ide, pra posterat në Akademinë e Arteve.

Unë do të them ditën që mbaj mend, 9 janarin, që ka qenë ngjarja e trishtë. Atëherë për herë kuptova që i përkas këtij profesioni. Natyrisht është ngjarje shumë e trishtë, por profesionalisht do e cilësoja moment të bukur”, tha ajo.

Sonila Meço së fundmi është komentuar edhe për opinionet që ajo ka dhënë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ka qenë e ftuar si opinioniste për disa puntata.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë