Qyetarët e ShBA-ve gazetarja e ABC-së i ‘ka pyetur’ në gjeografi, ndërsa pak kush prej tyre ka ditur që në hartën e botës të tregojë një shtet të caktuar, madje as kontinent, transmeton Gazeta Metro.
Në pyetjen që të tregojë cilindo shtet në hartë, një vajzë ka thënë se gjeografinë nuk e ka anë të fortë, gjë që edhe u pa. Madje nuk ka ditur të tregojë as se ku gjendet Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“A është kjo Afrika?”, ka pyetur ajo duke treguar Amerikën e Jugut.
Në pyetjen e gazetares se a e ka ndjekur shkollën e mesme, ajo është përgjigjur me pohim, ndëras kur e ka pyetur a e ka kryer fakultetin, ka thënë:
“Për fat të keq, po”.
“Kemi këtu shtetin e Azisë… Ka shukë kohë qëkur nuk kam qenë në shkollë”, ka thënë një tjetër, kur gazetarja i ka thënë se Azia nuk është shtet, po kontinent dhe se e ka treguar Rusinë.
Pastaj vjen një djalë dhjetë vjeç dhe ia shpjegon!
Anketa është bërë oër shoun e popullarizuar të Jimmy Kimmelit.
Shikoheni këtë video qesharake:
/gazetametro.net