Korrespodenti Idro Seferi u ankua për vapën në Beograd e për të u freskuar shkoi në pishinën Tasmajdan në Beograd, çka nxiti reagime të ndryshme nga serbët në media sociale, transmeton Gazeta Metro.
Në rrjetin social Facebook u publikua një fotografi jo e zakontë e shkrepur në pishinën në Beograd Tasmajdan.
Në fotografinë të cilën e publikoi korrespodenti nga Beogradi i mediave shqiptare, shihen peshqirë me simbole kombëtare shqiptare e serbe të shpalosur në shezlong ngjitur me njëri tjetrin, transmeton Gazeta Metro.
Idro Seferi nuk kishte shkruar shumë aty dhe gjestin e tij la të hapur për interpretim: Vapë e madhe për të gjithë.
Komentet siç mund ta merrni me mend ishin të ndryshme ndaj fotos së publikuar nga Idro Seferi. Disa krenoheshin me atë se sa janë të civilizuar dhe se si Beogradi është metropol i madh, përkundër një tanku të parkuar para një stadiumi futbolli, makete apo jo.
Të tjerë e vunë nëse në dyshim se a është e mundshme kjo në Tiranë, si gjithmonë del një që dikush tjetër i ka faj për diçka ./gazetametro.net