Loading…

Gazetari serb hyn në Kosovë si në ‘bahçe të babës’, thotë këtu flitet gjuha serbe

  • 01/11/2018 | 13:15

Gazetari serb hyn në Kosovë si në ‘bahçe të babës’, thotë këtu flitet gjuha serbe

Një gazetar serb i një televizioni serb, ka hyrë nga Serbia në Kosovë bashkë me kameramanin e tij.


Reporteri i televizionit serb, TV Prva, Zhelko Trvdisic, ka hyrë nga Serbia në Kosovë bashkë me kameramanin e tij, transmeton gazetametro.net

Ai tha se kur vjen këtu nuk e di se ku është kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se këtu, në veri, flitet gjuha serbe dhe ka flamuj vetëm serbë.

Reporteri në gjuhën e vet serbe shqipton këtë përmbajtje,

Ky është vendi Dren në Komunën e Leposaviqit.

”Deri në vitin 1960 këtu ka qenë vija administrative mes Kosovës dhe Serbisë. Nga fundi i viteve ’50-ta në Republikën e Serbisë u mor vendimi që kufiri të zhvendoset nga këtu në Majën e Pançiqit. Nga këtu rreth 15 kilometra është pikëkalimi Jarinje. Atje janë të stacionuar policët e Kosovës dhe doganierët e Kosovës dhe sipas letrave nga ajo pikë fillon kufiri i Kosovës. Por nëse nga ajo pikë nisemi në drejtim të Mitrovicës, në praktikë është krejtësisht diçka tjetër. Këtu valëviten flamujt serbë trengjyrësh dhe kudo flitet gjuha serbe. Në këtë territor monedha me të cilën bëhet tregti është vetëm dinari serb. Njerëzit shërohen në institucionet shëndetësore serbe. Rinia mëson nëpër shkolla dhe fakultete që punojnë me programet e sistemit arsimor të Serbisë.

Nga Jarinja deri te kjo urë mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, serbët përbëjnë shumicën. Veturat janë me targa serbe dhe me këto regjistrime deri në këtë pikë (te ura e Ibrit) mundesh, por përtej, në jug nuk bën jo vetëm teorikisht, por edhe në praktikë, sepse atje është Republika e Kosovës. Disa prandaj me të drejtë pyesin “Ku është kufiri?”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë