Loading…

Gazetari nga Kosova pyet në OKB: Pse nuk është dënuar askush për gratë e dhunuara në Kosovë

  • 09/03/2019 | 22:29

Gazetari nga Kosova pyet në OKB: Pse nuk është dënuar askush për gratë e dhunuara në Kosovë

Stefan Duzharik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombëve të Bashkuara, Antonio Guterres është pyetur pse nuk është dënuar askush për përdhunimet gjatë luftës në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Gazetari shqiptar, Halil Mula, gjatë një konference të zëdhënësit të Stefan Duzharik, e pyeti atë për gratë e dhunuara në luftën e Kosovës, pse asgjë nuk është bërë për to, dhe askush nuk është dënuar

Duzharik tha nuk kam të dhëna të mjaftueshme për të dhënë përgjigje por në përgjithësi  këto krime duhet të dënohen.

Ndërkohë, edhe një gazetar maqedonas e ka pyetur se pse viktimat e dhunës seksuale të luftës së Kosovës nuk janë përfshirë në raportin e sekretarit të përgjithshëm për viktimat e dhunës seksuale.

Por, edhe gazetari maqedonas ka marrë një përgjigje të ngjashme si të Mulajt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë