Loading…

Gazetari gjerman publikon dokumente: Rugova nuk e ka kundërshtuar ndarjen e veriut të Kosovës

  • 03/02/2022 | 15:53

Gazetari gjerman publikon dokumente: Rugova nuk e ka kundërshtuar ndarjen e veriut të Kosovës

Gazetari i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka zbuluar detaje nga raporti i një diplomati gjerman lidhur me ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin deklaronte se nuk ka pasur asnjë kundërshtim thelbësor për ndarjen e veriut të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Këto detaje gazetari Martens i ka bërë publike në një postim në Twitter, të cilave ua ka bashkëngjitur edhe disa dokumente ku flitej kryesisht për shpërbërjen e Jugosllavisë.

“Nëse Jugosllavia shpërbëhej plotësisht, Rugova kërkonte “një shtet të pavarur shqiptar”. Sipas raportit të diplomatit gjerman, Rugova nuk kishte asnjë kundërshtim thelbësor për ndarjen e veriut të Kosovës me Serbinë”, thuhej në këtë raport.

Sipas Martens, diplomati gjerman raportonte se Rugova u tregua “fleksibil” për ndarjen e mundshme të Kosovës, por theksonte se vetëm Leposaviqi ishte komunë me shumicë serbe.

“Diplomati citon gjithashtu Rugovën të ketë thënë se “ekstraterritorialiteti për manastiret serbe” dhe të drejtat për pakicat sigurisht që do të jepen në një Kosovë të pavarur”, ka shkruar Martens në Twitter.

Sipas korrespodentit, diplomati gjerman kishte përshtypjen se shumica e bashkëbiseduesve të tij në Prishtinë e konsideronin “të dëshirueshëm” bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, “me gjithë vështirësitë ekonomike” që kishte Shqipëria në atë kohë”.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë