Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar sot se secili pensionistë i Kosovës duhet të lajmërohet në zyrat e pensioneve për të vërtetuar se ata janë gjallë.
Këtë e ka quajtur persekutim gazetari Drin Ejupi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ky është akt i agresionit psikik.
“Cdo 6 muaj, me u lajmeru a je gjalle.
Ky eshte nje nga persekutimet me te renda qe i behet pensionisteve ne Kosove, ideja me shku me tregu … po jam gjalle ende. Edhe ashtu pleqerine e rende, edhe ky akt i agresionit psiqik, vertete e papranueshme”, ka shkruar Ejupi.