Loading…

Gazetari amerikan zbulon diçka që nuk shkonte tek orët e ministrave rus

  • 23/02/2022 | 09:31

Gazetari amerikan zbulon diçka që nuk shkonte tek orët e ministrave rus

Gazetari amerikan, Forrest Rogers, ka vënë re një hollësi interesante përmes një fotografie ku shihen dy ministra të Putinit. Më saktësisht, ai vërejti një “mashtrim” përmes orëve të dorës së ministrave Shoigu dhe Lavrov.


Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, gazetari Rogers ka rrethuar me të kuqe orët e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.

“Putini mblodhi një takim të paplanifikuar me Këshillin e Sigurisë së Rusisë në Moskë të hënën. Takimi u transmetua në orën 5 pasdite. Por në çfarë kohe u mbajt në të vërtetë ai? T’i shikojmë orët e disa pjesëmarrësve”, shkroi gazetari në Twitter.


Koha në orët e ministrave në momentin e fotografimit shihet se ishte 11:45, shkruan Gazeta Express.

Vetë presidenti rus, Vladimir Putin, është parë që në një moment e kishte hequr orën e vet nga dora gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë