Loading…

Gazeta vjeneze: ‘Të mëdhenjtë’ po e marrin në dorë Ballkanin perëndimor

  • 29/04/2019 | 13:45

Gazeta vjeneze: ‘Të mëdhenjtë’ po e marrin në dorë Ballkanin perëndimor

Gjermania në konferencën e Berlinit do të provojë që njëherë e përgjithmonë t’i fshijë planet për ndarjen e Kosovës, shkruan “Kurier”, transmeton Gazeta Metro.

“‘Të mëdhenjtë’ duan të merren tash me Ballkanin Perëndimor, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryetari i Francës Emmanuel Macron, të cilët nuk kanë qenë gjithmonë unikë ndaj Ballkanit, tash duan të jenë në të njëjtën anë të litarit dhe t’i vënë nën kontroll bisedimet e pasuksesshme të BE-së, vlerëson eksperti për Evropën juglindore nga Universiteti në Graz, Florian Bieber në një deklaratë dhënë së përditshmes vjeneze “Kurier” me rastin e konferenvës në Berlin.

Gazeta bën të ditur se në kry të rendit të ditës është dialogu i Kosovës e Serbisë, i cili është bllokuar për shkak të taksës së vënë në Kosova në prodhimet serbe.

Gazeta përkujton se para vënies së taksave ka pasur fjalë për këmbim territoresh si zgjidhje të problemit të Kosovës dhe se Austria, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, komesari evropian Johanes Hahn, por edhe Macron i kanë premtuar mbështetje kësaj ideje, të cilën që nga fillimi e ka hedhur poshtë Merkel.

Kjo hap kutinë e Pandorës, janë të bindur kritikët, thekson “Kurier”.

“Gjermania në konferencën në Berlin do të tentojë që njëherë e mirë t’i fshijë planet për ndarjen e Kosovës”, vlerëson Bieber.

Gazeta përkujton se Austria nuk merr pjesë në tëkë takim, ndërsa Bieber thotë se në këtë rast Vjena nuk ka rol të rëndësishëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë