Loading…

Gazeta serbe: Ëndërrat e shuara të Mogherinit

  • 28/03/2019 | 09:55

Gazeta serbe: Ëndërrat e shuara të Mogherinit

Vështirë se do të realizohet plani i ndërmjetësuesve që marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruhet gjatë vitit 2019, konstaton gazeta serbe ‘Vecernje novosti’, transmeton Gazeta Metro.

Në artikullin me titul “Prishtina shuan ëndërrat e Mogherinit”, gazeta përkujton se ndërmjetësuesja Federica Mogherini qysh para gjysmë viti, duke iu drejtuar ambasadorëve të BE-së në Bruklse, ka thënë se beson se ka mundësi reale për arritjen e marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës e Serbia “muajt në vijim”. Më vërejtjen për “lojën me datat”, ajo atëherë ka theksuar se në vitin 2019 bëhen 20 vjet nga lufta në Kosovë, për çka beson se është koha që ky konflikt përfundimisht të marrë fund.

Përkujtohet se në maj mbahet zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërsa Komisoni Evropian në përbërje të re formohet më 1 nentor kështu që ‘patatja e nxehtë’ sigurisht do t’i presë zyrtarët e rinj evropianë. Poashtu, citohet Vucic të ketë thënë se gjasat për marrëveshje janë ‘shumë më të vogla se sa kanë qenë”.

Gazeta citon ambasadorin e dikurshëm në Austri e Gjermani Milovan Bozinovic, i cili ka thënë se është vështirë të pritet zgjidhja deri më 1 nentor, pos në rast të një situate të re, në të cilën fuqitë e mëdha do të dilnin me një ofertë konkrete.

“Por, kjo është vështirë e ralizueshme, sepse ‘të mëdhenjtë; nuk janë në marrëdhënie të tilla sa të mund të paraqesin një opsion të përshtatshëm për të dyja palët”, ka thënë ai.

Bozinovic ka thënë se shumëçka do të varet nga përfundimi i zgjedhjeve evropiane dhe prej asaj se cili fraksion brenda Parlamentit Evropian do të jetë më i fortë. Sepse, sipas tij, nëse forcohen forcat të culat duan pavarësi më të madhe të shteteve kombëtare, do të jetë kjo tronditje e cila do të kërkojë kohë në mënyrë që atmosfera brenda BE-së të qetësohet. Në këtë rast, ai pret që Beogradi të marrë qëndrim të “durimit aktiv”, që sipas tij do të thotë se janë të interesuar që zgjidhja të arrihet, por kjo të mos nënkuptojë se ajo mund të jetë e njëanshme apo të bëhet nën presion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë