Loading…

Gazeta ruse thotë se VV’ja do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë

  • 16/05/2017 | 14:57

Gazeta ruse thotë se VV’ja do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë

Portali rus Izvestija.ru paralajmëron se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet do të vijnë “nacionalistët ekstrem dhe do të fillojnë me krijimin e Shqipërisë së Madhe”, si dhe një nga funksionet kyçe do t’i ndahet Ramush Haradinajt, të cilin e quan “kriminel lufte”.


Portali rus thekson se sondazhet parazgjedhore parashikojnë fitoren e “lëvizjes nacionaliste ekstreme Vetëvendosja, e cila haptas angazhohet për mbajtje të referendumit për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, transmeton gazetametro.net.

Izvestija pretendon se “kërcënimet me projektin Shqipëria e Madhe” ishte njëra nga temat kryesore të bisedimeve të kryetarit rus Vladimir Putin me kolegun e tij serb Aleksandar Vucic më 15 maj në Pekin.

Sipas Izvestija.ru, “ekspertët besojnë se pas zgjedhjes së pushtetit në Kosovë do të formohen nacionalistët radikal, politikën e të cilëve të krijimit të Shqipërisë së Madhe do ta përkrahë Perëndimi, i cili e ka për qëllim dobësimin e pozitës së vendeve në rajon të cilët dëshirojnë të udhëheqin politikë të pavarur ndërkombëtare. Këtu para se gjithash mendohet në Serbinë e cila refuzon të hyjë në NATO dhe e cila bashkëpunon ngushtë me Rusinë në fushën politike, ekonomike dhe ushtarake.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, e ky është presioni amerikan në shqiptarët e Kosovës të shpejtojnë realizimin e Shqipërisë së Madhe”, thuhet në intervistën e drejtorit të qendrës serbe për Ballkan dhe bashkëpunim ndërkombëtar,Viktor Kobanovski dhënë Izvestija.ru.

Izvestija konstaton se “realizimi i projektit të Shqipërisë së Madhe do të sjellë rritje të ndjenjave nacionaliste në Ballkan, gjë që mund të jetë fillim i krizës së re jugosllave”.

“Perëndimi, duke përkrahur Tiranën, Prishtinën dhe shqiptarët nëpër vende të regjionit, mund të kontribuojë në fillimin e raundit të ri të konfrontimeve të cilat mund të shndërrohen në konflikt të armatosur”, përfundon Izvestija.ru./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë