Loading…

Gazeta e njohur angleze: Prishtina, një nga 10 vendet e Europës që duhet të vizitoni patjetër

  • 06/11/2018 | 23:05

Gazeta e njohur angleze: Prishtina, një nga 10 vendet e Europës që duhet të vizitoni patjetër

Gazeta e njohur angleze, Independent, i ka kushtuar një artikull kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.


Në këtë publikim, flitet rreth historisë së Kosovës, figurave të njohura që vijnë nga ky vend, e edhe për destinacionet e bukura që ka, transmeton gazetametro.net.

‘Mund ta njihni Kosovën nga videot e vitit 1999, por ju nuk e dini që kryeqyteti i këtij shteti sot është bërë një nga vendet me kulturë vibrante dhe një mirëseardhje shumë të ngrohtë’, kështu e fillon artikullin gazeta e njohur.

Ndër të tjera përmendet edhe se Prishtina është vendlindja e yllit të muzikës pop, Rita Ora.

‘Nuk është e çuditshme që Lonely Planet e ka futur Kosovën në listën për 10 top destinacionët e Europës për vitin 2018’, shkruhet më tutje.

Më tutje, në tekst flitet edhe për arkitekurën e e kryeqyteti të Kosovës dhe për ‘makiatot’ e famshme që bëhen në kafenetë e ndryshme.

Pos gjërave të mrekullueshme që mund të zhvillohen në Prishtinë, në artikull diskutohet edhe rreth valutës, gjuhëve, kulutrës e shumë gjëra të tjera.

Independent njofton lexuesit e saj se nëse vizitojnë Prishtinën duhet të përdorin Euro’n. Po ashtu, tregon se në këtë vend fliten tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht.

Ndërsa si pamjen më të mirë të qytetit, gazeta e ka konsideruar Katedralen Nënë Tereza.

Mirëpo, pos këtyre flitet edhe për pëshendetjet e shqiptarëve.

‘Përshëndetjet e shqiptarëve janë shumë të gjata. Ata të pyesin për shëndetin tuaj, familjen dhe se a jeni të lodhur’, kështu shkruhet ndër të tjera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë