Loading…

Gazeta austriake: Çifti Meta ka paguar mbi 670 mijë euro për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president

  • 16/05/2022 | 12:04

Gazeta austriake: Çifti Meta ka paguar mbi 670 mijë euro për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president

Gazeta austriake “Krone Zeitung” ka raportuar për një rast të presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe gruas së tij Monika Kryemadhi.


Ata dyshohen se kishin paguar 700 mijë dollarë (apo mbi 670 mijë euro) për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 20 janar të vitit 2017.

Kjo është mundësuar përmes një kompanie qipriote offshore Dorelita Limited dhe si protagonist shfaqet edhe një avokat i afërt me presidentin shqiptar.

Sipas gazetës austriake, ky skandal u zbulua nga një person të cilit siç raporton “Krone Zeitung”, po i rrezikohet jeta.

Ai tani po kërkon strehim dhe mbrojtje në shtetin austriak.

Një fakt tjetër interesant që lidhet me gruan e presidentit shqiptar Ilir Meta, është se ajo thuhet se i harxhon 50 mijë euro. për t’u takuar me senatorë amerikanë.

Po ashtu ato harxhime shkojnë për dreka, darka si dhe operacione plastike.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë