Loading…

Gazeta angleze rekomandon Ismail Kadaren për ta lexuar

  • 19/02/2017 | 22:47

Gazeta angleze rekomandon Ismail Kadaren për ta lexuar

Autori shqiptar i shumë librave, Ismail Kadare, është futur në listën e dhjetë shkrimtarëve nga revista angleze Calvert Journal, që rekomandohet për tu lexuar.


Me ndarjen e Jugosllavisë, siç shkruan Hannah Weber për CJ, u shkaktua lëvizje edhe në identitetin e Ballkanit, por kjo sidoqoftë ka ndihmuar në lulëzimin e një letërsie bashkëkohore në këtë anë të kontinentit evropian.

Ajo ka rekomanduar dhjetë autorë nga Ballkani që duhet lexuar, duke nisur nga elegjitë për Kosovën deri te mitet pagane ballkanike.

Kësaj liste nuk i mungon shkrimtari Ismail Kadare, dhe sidomos libri “Tri këngë zie për Kosovën”.

Krahas Kadaresë, në listë janë edhe Dubravka Ugresic nga Kroacia, Ioana Parvulescu nga Rumania, Miroslav Penkov nga Bullgaria e Herta Muller nga Rumania, mes të tjerëve, shkruan KultPlus.

Libri i Kadaresë përbëhet nga tri tregime: Lufta e vjetër, Zonja e madhe dhe Lutje mbretërore. Të tria këto tregime bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë