Loading…

Gashi: Veseli takoi futbollistët e Kosovës për t’i motivuar, s’bëhet fjalë për fushatë

  • 10/09/2019 | 21:52

Gashi: Veseli takoi futbollistët e Kosovës për t’i motivuar, s’bëhet fjalë për fushatë

Kujtim Gashi ka mohuar që Kadri Veselit ë ketë përdorur përfaqësuesen e Kosovës në futboll për fushatë elektorale. Ai ka thënë se Veseli takoi futbollistët e Kosovës për t’i motivuar, s’bëhet fjalë për fushatë, shkruan Gazeta Metro.


Gashi  në RTV Dukagjini, ka thënë se prania e Veselit në takim me lojtarët ishte një motivim për ta dhe Federatën.

“Kjo bazohet në faktin se kryetari Veseli është mbështetës i madh i sportit në Kosovë dhe padyshim se të gjitha sukseset, rezultatet dhe të arriturat në sport kanë qenë edhe meritë e tij pasi edhe mua si Ministër i Sportit më ka mbështetur për ngritjen e buxhetit të sportit në Kosovë, por në veçanti ka mbështetur Përfaqësuesen e Futbollit të Kosovës duke iu dhënë mbështetje dhe përkrahje atyre”.

Kandidati për deputetë nga PDK-ja ka thënë se Veseli edhe ne Bullgari ka mbështetur kombëtaren dhe i ka vizituar atje.

“Nuk bëhet fushatë me 12 lojtarë, pasi një pjesë e tyre madje nuk i kanë as familjarët në Kosovë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë