Loading…

Gashi tregon si përfundoi në fund të listës LDK-AKR-Alternativa

  • 23/05/2017 | 18:41

Gashi tregon si përfundoi në fund të listës LDK-AKR-Alternativa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar sot listën me kandidatë për deputetë për në Kuvend nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.


Kjo listë, megjithatë kishte ndryshime të mëdha, duke filluar nga futja e prurjeve të reja në këtë parti, e që tani janë kandidatë për deputetë dhe deri te futja e deputetëve të jo dëgjueshëm pothuajse në fund të listës.

Deputetët si Vjosa Osmani dhe Arben Gashi, njëri në vend të 81’të dhe tjetri në vendin e 61’të në listën për kandidatë për deputetë, gjatë mandatit të tyre që e kishin në Kuvend para ngritjes së mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, ishin mjaftë aktivë në foltoren e Kuvendit.

Arben Gashi ka thënë për Gazetën Express se renditja e emrave në këtë listë nuk ka dhe aq rëndësi, pasi siç thotë ai, “qytetari e vlerëson më së miri se kush duhet ta përfaqësojë në Kuvend, e jo numri në listë”.

Megjithatë, ai thotë se futja e prurjeve të reja në LDK në 10’shen e parë të listës, beson se u bë me qëllim që ata të mbështeten.

Ai ka thënë se nuk e di se kush e ka krijuar listën e LDK’së, megjithatë, thotë se pak ka rëndësi se në cilin numër është vendosur emri i tij.

Edhe Vjosa Osmani, që dikur ishte femra më e votuar e kësaj partie, u radhit e 81’ta në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë