Loading…

Gashi: Sylejman Selimi e Jahir Demaku po mbahen në burg kundërligjshëm

  • 25/08/2018 | 14:41

Gashi: Sylejman Selimi e Jahir Demaku po mbahen në burg kundërligjshëm

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku po mbahen padrejtësisht në vuajtje të dënimit.


Gashi ka thënë se që nga 11 qershori, Selimi dhe Demaku po mbahen aty pa ndonjë vendim gjyqësor, pasi Gjykata Supreme dhe Kushtetuese kanë marrë vendim dhe kanë dërguar shkresë që të gjitha aktgjykimet e mëparshme të anulohen.

“Sa i përket rastit Drenica 1 dhe 2, gjykata i ka anuluar aktygjykimet. Pas këtyre aktgjykimeve, askush nuk ka të drejtë t’i mbajë në paraburgim, as Sylejman Selimin e as Jahir Demakun, sepse kjo i shkel të drejtët e njeriut. Duhet të nxirret vendim për lirimin e Sylejman Selimit, për shkak të mungesës së aktakuzës. Sylejman Selimi është një prej personave që qëllimisht është sakrifikuar e që ne nuk e dimë arsyen”.

“Gjykata Mitrovicës me 8 gusht ka nxjerr vendim që menjëherë të lirohen, mirëpo kjo nuk është realizuar.  Muajin e ardhshëm, në shtator, do të bëhen 5 vjet që Sylejman Selimi mbahet në burg pa asnjë aktgjykim të ligjshëm. Askund në botën e civilizuar nuk ndodh një gjë e tillë. Fajin kryesor e ka vetë Gjykata Supreme”, tha Gashi.

Sipas Gashit, dikujt po i shkon për shtati që Selimi të qëndrojë edhe më tej në burg.

“Dikuj i konvenon që Sylejman Selimi të mbetet edhe më tej në Dubravë, ndoshta prej karakterit të tij, sepse nuk mund të blihet nga ata që në Kosovë vendosin për gjithçka”, tha Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë