Loading…

Gashi: Qeveria Haradinaj do të dirigjohej nga Beogradi

  • 27/07/2017 | 19:14

Gashi: Qeveria Haradinaj do të dirigjohej nga Beogradi

Avokati i njohur, Tomë Gashi, ka thënë se nëse PAN do të arrijë të krijojë Qeverinë, atëherë Kosova do të ketë një Qeveri të dirigjuar nga Beogradi.


“Haradinaj me thuajse të gjithë udhëheqësit e PDK-së ka pas probleme personale, ka pas sharje e fyerje, madje edhe me ndjejkje penale. E dimë çfarë dashnie ka pasur. U ofrua një post i kryeministrit dhe këto u harruan”, tha Gashi.

Ai tregon pse qeveria e Haradinajt do të varej nga Serbia.

“Nëse krijohet Qeveria e PAN-it, ajo dihet sa do të zgjasë, do të kemi një Qeveri të dirigjuar nga Beogradi. Qeveria Haradinaj nëse formohet do të ketë në përbërje 10 serbë dhe anëtarët e tjerë të pakicave jo shqiptarë dhe kështu do të kemi Qeveri të Kosovës që dirigjohet nga Beogradi”, tha Gashi, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se nëse Qeveria krijohet nga koalicioni LAA dhe Vetëvendosja do të ketë më shumë kredibilitet.

“LAA dhe Vetëvendosja ka shumë më shumë numra se PAN dhe kanë kredibilitet më të madh, dhe Lista Serbe do të ketë ndikim shumë më të vogël për shkak të numrave që kanë”, tha ai.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi duhet të luajë rolin që i takon, nëse koalicioni PAN nuk arrin të krijojë Qeverinë.

“Nëse nuk i ka numrat, presidentit nuk mund të bëjë kalkulime, pos të ja ofrojë mundësinë Vetëvendosjes”, tha Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë