Loading…

Gashi: Prokurori Blakaj duhet të ‘hakmerret’ ndaj atyre që e detyruan të japë dorëheqje duke publikuar emrat

  • Nga

  • 16/08/2018 | 19:26

Gashi: Prokurori Blakaj duhet të ‘hakmerret’ ndaj atyre që e detyruan të japë dorëheqje duke publikuar emrat

Prokurori Elez Blakaj dha dorëheqje të papritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës para dy ditësh, raportohet se dorëheqje e tij vjen për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror në disa raste të fundit ku po hetonte listat e veteranëve, për të cilat dyshohet se janë të fryra.


Reagime të shumta ka pasur gjatë këtyre dy ditëve në Kosovë pas kësaj dorëheqje të prokurorit Blakaj, rreth kësaj sot ka folur edhe avokati Tomë Gashi përmes një postimi në facebook.

Gashi ka kërkuar nga Blakaj që të ‘hakmerret’ ndaj personave që e detyruan atë të dorëhiqej nga pozita e prokurorit, ai sugjeron atë që këtë ta bëjë duke  u publikuar emrat e këtyre personave dhe se ky gjest nga Blakaj do të ishte obligim në interes të Kosovës dhe drejtësisë, transmeton gazetametro.net.

Gashi ka thënë se Blakaj ishte njeriu më profesional në Kosovës, ai atë e mban mend si prokuror të dijshëm, me shkathtësi të veçanta juridike, të guximshëm dhe për këto arsye ai duhet të “HAKMERRET”.

Më poshtë postimi i plotë i Gashit:

PROKURORI ELEZ BLAKAJ DUHET TË “HAKMERRET” NDAJ ATYRE QË E DETYRUAN TË JAPË DOREHEQJE!

Një ndër Prokurorët më profesional në Kosovë z.Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij i detyruar nga ata të cilët i ka hetuar dhe duket se edhe ka ngritur aktakuzë kundër tyre për krime tepër serioze.

Në interes të shtetit të Kosovës dhe të drejtësisë Prokurori Blakaj do të duhej që të gjente mundësi t’i bëjë publike emrat e atyre të cilët i ka hetuar për keqpërdorime çfarëdo lloje qofshin dhe posaçërisht për ato që ndërlidhen me listat e ish-pjesëtareve të UÇK-së.

Dihet se një numër jashtëzakonisht i madh i tyre përfitojnë në mënyrë të rrejshme dhe mashtruese para nga buxheti i Kosovës e që kurrë nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK -së por kanë qenë dhe janë mashtrues ordinere.

Jo shume larg publikoheshin në media edhe ata të cilët nuk e paguanin energjinë elektrike apo shpenzimin e ujit dhe të ngjashme.

Kështu që, Prokurori Blakaj do te duhej qe t’i bënte publike emrat e atyre që i kanë bërë presion për të dhënë dorëheqje nga Sistemi Juridik i Kosovës dhe kështu i bën përfundimisht një shërbim të mire Kosovës si shtet, UÇK-së dhe drejtësisë në përgjithësi.

Sepse ata persona qofshin zyrtarë shtetërorë apo politik, apo ish eprorë të UÇK -së do të përballën me një Prokuror tjetër për presionet që ia kanë bërë atij dhe përfundimisht do të njollosen aq shumë sa qe ndikimi i tyre do të eliminohet përjetësisht ndaj atyre të cilët punojnë për drejtësi.

Prokurori Elez Blakaj e ka për obligim të “hakmerret” ndaj tyre duke i bërë publike emrat e të hetuarve, të akuzuarve dhe atyre që i kanë bërë presion ta lë punën e tij që e ka bërë me shumë sukses.

Këtë z.Elez Blakaj ia ka borxh dhe atyre që e kanë ndihmuar në shkollimin dhe profesionalizmin e tij të cilin askush asnjëherë nuk e ka vene në dyshim duke përfshirë edhe veten time si avokat në raste të punës së tij si Prokuror për vepra penale të krimeve tepër të renda duke përfshirë edhe veprat penale të krimeve të luftës.

Prokurorin Blakaj unë dua ta mbajë në mend si prokuror të dijshëm, me shkathtësi të veçanta juridike, të guximshëm dhe për këto arsye ai duhet të “HAKMERRET”, ka shkruar Gashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë