Loading…

Gashi: PDK ka veç fjalë, s’ka guxim për zgjedhje

  • 08/11/2016 | 21:02

Gashi: PDK ka veç fjalë, s’ka guxim për zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se PDK-ja nuk ka guxim që të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve, por sipas tij, retorika politike aktuale e partnerit të koalicionit, mund të jetë një përgatitje që në zgjedhje të shkohet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Derisa sipas tij nëse PDK-ja largohet atëherë i takon LDK-së të gjej një partner tjetër të koalicionit, që për momentin me subjektet tjera është e pamundshme.

Për LDK-në, ai ka thënë se ajo nuk po dëshiron të shkojë në zgjedhje.

Sipas tij, idetë për zgjedhje mbesin në fazën e deklaratave, edhe pse PDK-ja po mundohet të bëjë presion ndaj LDK-së.

Gashi këto komente i ka bërë në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum.

https://youtu.be/ipkzf0SZSNM

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë